Zien Durrësi, Teuta luan të dielën kundër Tiranës në një natë speciale

28 Gusht 2026 | 18:57

Gjithçka është gati për ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi. Këtë të diel në mbrëmje, Teuta do të luajë kundër Tiranës, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Një klasike që ka prodhuar shumë rivalitet dhe luftë sportive në dekadën e fundit, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe për atmosferën në tribuna.

Për këtë duel kaq interesant, klubi ka planifikuar edhe një organizim të veçantë, ndaj tifozët duhet të mbushin shkallët e stadiumit për të shijuar një mbrëmje ndryshe të futbollit shqiptar.

Do të jetë një spektakël i vërtetë, me plot surpriza, ndaj tifozët nuk duhet ta humbasin këtë premierë.

Trajneri Edlir Tetova kërkon të debutojë me fitore në krye të ekipit të zemrës dhe, për ta arritur këtë objektiv, e ka të gjithë grupin në dispozicion.

Në stërvitjet e fundit, tekniku është fokusuar te loja fluide dhe goditjet në portë. Barazimi me Partizanin tregoi aspektet ku ekipi duhet të përmirësohet dhe stafi teknik i ka kushtuar një rëndësi të veçantë.

Atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë janë në unison se do ta kthejnë ndeshjen me Tiranën në një festë të vërtetë sportive.

Në 5 takimet e fundit, Teuta ka arritur 2 fitore, dy sfida janë mbyllur në barazim, ndërsa një takim ka folur për kryeqytetasit.

Ndryshe nga një sezon më parë, presidenca ka afruar lojtarë me peshë, si Kallaku, Mala e Fangaj, që e kanë provuar shijen e titullit kampion. Por edhe të tjerë me eksperiencë ndërkombëtare, si portieri Paul Bernardoni, që ka përfaqësuar Francën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, apo Pedro, që vjen nga Portugalia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të kandidojë për rizgjedhje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pritet të kandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. FIFA ka konfirmuar se Infantino do...
15:19 | 06/09/2026

Volejbolli për femra, Skënderbeu synon titullin kampion

Skënderbeu i volejbollit për femra këtë sezon është ndërtuar me një objektiv të qartë: titullin kampion. Trajneri Olsi Haxhillari do të ketë në dispozicion një...
14:12 | 06/09/2026

Mbappe kritikohet ashpër pas humbjes së Real Madridit

Kylian Mbappe është vënë në qendër të kritikave nga mediat spanjolle dhe franceze pas humbjes befasuese 1-0 të Real Madridit ndaj Real Betisit. Skuadra e...
10:57 | 06/09/2026