Pas 8 muajsh në kërkim, Ergys Agasi pritet të dalë sot në GJKKO për masën e sigurisë
Ergys Agasi pritet të dalë sot në orën 09:30 para GJKKO-së për masën e sigurisë, pasi u arrestua pas tetë muajsh në kërkim për dosjen e AKSHI-t.
Agasi u kap mbrëmjen e së mërkurës në Plepaj të Durrësit, teksa udhëtonte me një “Audi RS6”. Në automjet u gjetën rreth 4 mijë euro cash. Me të ishte edhe ish-zyrtari i Policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i cili u arrestua për përkrahje të autorit të krimit.
Sipas SPAK, Agasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal që ndikonte në tenderat e AKSHI-t përmes presioneve dhe konkurrencës së pandershme. Hetimet kanë zbuluar pagesa prej mbi 1.05 miliardë lekësh dhe 470 mijë eurosh drejt kompanisë së tij “EA Solution”.
Agasi akuzohet për disa vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Atij i janë sekuestruar 29 prona, llogari bankare dhe kompania “EA Solution”.
Në kuadër të së njëjtës dosje, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, hetohet në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni Ermal Beqiraj ndodhet në paraburgim në Francë në pritje të ekstradimit.
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar