Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen tre rumunë

28 Gusht 2026 | 09:07

Tre shtetas rumunë, pjesëtarë të së njëjtës familje, janë ndaluar pasi dyshohet se tentuan të fusnin sende të ndaluara në IEVP Pojskë, ku vuan dënimin një familjare e tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00. Babai, nëna dhe vëllai i të dënuarës, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri prej rreth dy ditësh, ishin paraqitur në institucion për të takuar vajzën e tyre. Familjarët kishin me vete disa çanta me rroba dhe sende për të burgosurën.

Gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e burgut, në njërën prej çantave u konstatuan një thikë dhe një aparat celular, sende që dyshohet se do t’i dorëzoheshin të dënuarës.

Pas konstatimit të sendeve të ndaluara, tre familjarët u ndaluan dhe u shoqëruan për procedurat përkatëse. Në vijim janë marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa shtetasit rumunë janë marrë në pyetje në prani të avokatit.

E dënuara rumune po vuan dënimin në IEVP Pojskë për veprën penale të mashtrimit. Sipas të dhënave paraprake, ende nuk është e qartë arsyeja se përse familjarët kanë tentuar të fusin në burg edhe thikën, krahas celularit.

Burime bëjnë me dije se e dënuara nuk njihet si person problematik dhe nuk rezulton të ketë pasur konflikte me të burgosurat e tjera në institucion.

Pas ngjarjes është ushtruar kontroll edhe në dhomën ku qëndron e dënuara, por nuk është konstatuar asnjë send tjetër i ndaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026