U arrestuan pasi u kapën me 5 kg heroinë, gjykata lë në burg dy personat
Dy persona, Mirand Herri dhe Luftim Hoxha, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Drejtimi”, ku u sekuestruan rreth 5 kilogramë lëndë narkotike.
Operacioni u zhvillua nga strukturat e Antidrogës së Policisë së Tiranës, të cilat dyshohet se përdorën metoda speciale hetimi për dokumentimin e aktivitetit të dy personave.
Sipas burimeve, Herri dhe Hoxha ishin mbajtur prej ditësh nën vëzhgim nga policia, përpara se të ndërhyhej për arrestimin e tyre.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj do të arrinte në mbi 500 mijë euro.
Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër më të mëdhatë të drogave të forta të kapura nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të vetëm.
Pas arrestimit, dy të dyshuarit dolën përpara Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën.
Hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur të gjithë aktivitetin e dyshuar kriminal dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt