Serbia homazhe për Ratko Mlladiç. Media serbe: Do varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake

28 Gusht 2026 | 05:57

Serbia ka nisur procedurat që Ratko Mlladiç të varroset në Beograd. Sipas raportimeve të mediave serve, procedura është iniciuar përmes Presidencës së Serbisë dhe ministrive përkatëse, me synimin që të përmbushet dëshira e fundit e Mladiçit.

“Informer” raporton gjithashtu se ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës pritet të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake. Deri tani, megjithatë, nuk janë bërë publike detaje zyrtare për datën e kthimit të trupit në Serbi apo për ceremoninë mortore.

Ratko Mlladiç vdiq në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ai ishte dënuar ndër të tjera për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës.

Prokuroria e Tribunalit të Hagës ngriti aktakuzën e parë ndaj Mladiçit më 24 korrik 1995. Pas luftës, ai iu shmang arrestimit për vite me radhë, duke u kthyer në një nga të akuzuarit më të kërkuar për krime lufte në Evropë.

Ai u arrestua më 26 maj 2011, në shtëpinë e një të afërmi në fshatin Lazarevo, Serbi. Pesë ditë më vonë, u transferua në njësinë e paraburgimit të Tribunalit të Hagës.

Gjyqi nisi më 16 maj 2012. Gjatë procesit u dëgjuan qindra dëshmitarë dhe u paraqitën mijëra prova materiale.

Më 22 nëntor 2017, Dhoma Gjyqësore e Tribunalit e dënoi me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës.

Gjykata e shpalli fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, vrasje, dëbime, zhvendosje me forcë, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrjen peng të pjesëtarëve të OKB-së.

Mladiç u shpall i pafajshëm për akuzën e gjenocidit në gjashtë komuna të Bosnjë dhe Hercegovinës gjatë vitit 1992.

Më 8 qershor 2021, trupi gjykues i apelit i Mekanizmit konfirmoi vendimin dhe dënimin me burgim të përjetshëm, duke i dhënë fund përfundimisht procesit gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026