Situatë kritike në Librazhd! Zjarri i madh përfshin masivin pyjor, flakët i afrohen banesave në Xhyrë

28 Gusht 2026 | 17:51

Është paraqitur kritike situata nga zjarret pasditen e kësaj të enjteje në Bashkinë Librazhd, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht.

Mësohet se, vatra e zjarrit, e cila ka nisur që prej mesditës, është përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme. Përhapja e flakëve është favorizuar nga bimësia e thatë dhe terreni i vështirë.

Situata është përshkallëzuar veçanërisht pas orës 17:00, kur flakët i janë afruar me shpejtësi banesave në zonën e ish-stacionit hekurudhor të Xhyrës, si dhe aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.

Për shkak të rrezikut për zonat e banuara, në terren janë mobilizuar dhjetëra mjete dhe forca të shërbimit zjarrfikës nga Librazhdi, Elbasani, Gramshi dhe Cërriku. Grupet e ndërhyrjes po punojnë me intensitet për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur shtëpitë dhe objektet pranë vatrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator është vënë re dhe një...
20:05 | 06/09/2026

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026