Përfundon takimi i PS-së, Rama u jep porosi ministrave dhe drejtuesve politikë: Fokus te platforma “Pasqyrë Albania”
Ka përfunduar takimi i Kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqet e vendit, në Pallatin e Brigadave.
Sipas raportimeve, zbulohet se porosia e Ramës ka qenë që të gjithë drejtuesit politikë të kenë në fokus platformën “Pasqyrë Albania”.
Takimi zgjati rreth dy orë dhe erdhi pas dy ditësh mbledhjesh intensive në Pogradec, ku kreu i qeverisë ka kërkuar një fokus më të madh te problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Takimi fillimisht ishte planifikuar në selinë e PS-së, ndërkohë, vetëm disa orë para se të niste u vendos që takimi të mbahej tek Pallati i Brigadave.
Ndryshimi i vendndodhjes erdhi një ditë pasi, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje që qytetarët të mblidhen këtë të premte përpara selisë së Partisë Socialiste.
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar