Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve

28 Gusht 2026 | 11:32

Për momentin, Nepali nuk ka nevojë për ndihmë të huaj në operacionet e kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve, tha sot Ministria e Punëve të Jashtme e vendit, pavarësisht ofertave nga disa vende, shtetasit e të cilave u zhdukën në katastrofë.

“Oferta e ndihmës është e natyrshme. Agjencitë tona të sigurisë po kryejnë operacione kërkim-shpëtimi. Nuk kemi nevojë për një ndihmë të tillë në këtë kohë”, tha zëdhënësi i ministrisë, Lok Bahadur Chhetri, raportoi Guardian.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se Nepali nuk ka plane për të pranuar ekipe shpëtimi të huaja për momentin.

Një ekip i reagimit të shpejtë të Koresë së Jugut është në Katmandu, por nuk është vendosur ende, dhe Seuli ka thënë se do të vazhdojë bisedimet me autoritetet nepaleze.

Koreja e Jugut ka premtuar 1 milion dollarë ndihmë humanitare përmes organizatave ndërkombëtare.

Në Nepal, nëntë koreano-jugorë që punojnë në një hidrocentral janë të zhdukur, ndërsa 10 janë kapur rob.

Policia nepaleze njoftoi se numri i viktimave në përmbytjet që goditën vendin është rritur në 469, njoftuan sot autoritetet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026