Mbi 5 mijë gjoba në 48 orë, bilanci i Policisë Rrugore në Tiranë
10 persona janë proceduar penalisht dhe 5444 masa administrative janë vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në rrugët e kryeqytetit.
Sipas Policisë, 10 shtetasit janë proceduar kryesisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë drejtimin nën efektin e alkoolit dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë kontrolleve janë:
bllokuar 18 automjete;
tërhequr 13 leje qarkullimi;
vendosur 5444 masa administrative për shkelje të ndryshme.
Policia Rrugore bën me dije se kontrollet janë kryer me shërbime të shtuara në terren dhe përmes pajisjeve teknologjike, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Drejtimi me shpejtësi tej normave, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, drejtimi nën efektin e alkoolit dhe drejtimi pa leje drejtimi konsiderohen nga Policia si ndër shkeljet me rrezikun më të lartë për aksidente.
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme