Lamallari me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika është minimumi që presin qytetarët

28 Gusht 2026 | 12:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare, ku në fokus ka qenë forcimi i standardeve të shërbimit dhe rritja e besimit të qytetarëve te Policia.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri Lamallari kërkoi që çdo strukturë policore të jetë e orientuar drejt qytetarit dhe të ofrojë një shërbim profesional, etik, të shpejtë dhe në përputhje me ligjin.

“Perceptimi dhe besimi i qytetarëve ndërtohen çdo ditë, mbi bazën e profesionalizmit, etikës dhe mënyrës se si Policia u përgjigjet ankesave, shqetësimeve dhe kërkesave të tyre për informacion”, u shpreh Lamallari.

Ministri theksoi se etika nuk duhet të konsiderohet si një standard i veçantë, por si një kërkesë minimale për çdo punonjës policie në komunikimin dhe sjelljen ndaj qytetarëve.

“Etika është minimumi. Shërbimi cilësor, i shpejtë dhe konform ligjit është ajo çfarë presin dhe meritojnë qytetarët”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Drejtuesve vendorë iu kërkua që këto standarde të jenë pjesë e punës së përditshme të strukturave policore, duke garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të drejtë ndaj ankesave dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Lamallari kërkoi gjithashtu vëmendje të shtuar ndaj komunikimit me publikun, duke vlerësuar se çdo kontakt i qytetarit me Policinë është një mundësi për të rritur besimin te institucioni.

Forcimi i marrëdhënies Polici–Qytetar, rritja e profesionalizmit dhe respektimi i ligjit u cilësuan si elementë kyç për ndërtimin e një policie më të besueshme, më të përgjegjshme dhe më pranë komunitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!

Analisti Adri Nurellari ka folur mbi protestën e cila po i afrohet ditës së saj të 100-të, ku sipas tij kjo lëvizje është një sinjal...
21:26 | 06/09/2026

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026