Ferizaj: 7-vjeçari goditet nga vetura, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: 7-vjeçari goditet nga vetura, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    06 September 2026 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë 7-vjeçar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:27, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

    Sipas Veselit, fëmija ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

    Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, por është larguar.

    “Me datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 7-vjeçar, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar”, ka deklaruar Veseli.

    Ai ka bërë të ditur se policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij.

    “Drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, ka shtuar ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark