Pas fjalimeve te Kryeministria, sërish sot në ditën e 99 të revoltës antiqeveritare protestuesit vijojnë marshin në rrugët e Tiranës, me thirjet masive për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike.
Gjatë marshit të tyre kilometrik ata kanë bërë thirrje qeverisë të jap dorëheqje të menjëhershme pasi do të nisin me mosbindje civile nga bllokimi i rrugëve deri tek ai i institucioneve kryesore të vendit pasi sipas tyre qeveria prej afro 100 ditësh nuk ka marrë parasysh asnjë nga 5 pikat e kërkuara nga qytetarët.
Mes thirrjeve të tjera janë dëgjuar edhe sloganet: Arrestoni Ramën. Shqipëria nuk shitet, qeveria po, Jemi për Shqipëri, jo për parti. Studentët kërkojnë revolucion.
Ky shtator, fundi i qeverisë? Tiranë, marshim kundër pushtetit!









