Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    Zjarr i ri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Zbulohet fragment i “Iliadës” brenda një mumjeje egjiptiane të periudhës romake

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës
    Aktualitet

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    September 6, 2026

    Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, për ditën e 6 shtatorit 2026, deri në orën 20:00.

    Gjatë ditës janë raportuar 20 vatra zjarri. Prej tyre, 11 vijojnë të jenë aktive, 7 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 2 janë shuar.

    Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, me kapacitete tokësore dhe ajrore.

    Një nga zonat ku vijon ndërhyrja intensive është Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv. Në operacion janë angazhuar efektivë, mjete dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

    Situatë e vështirë paraqitet edhe në Kryezi të Kavajës, ku përveç forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor.

    Vatra aktive raportohen edhe në zonën Lundre–Madhesh të Matit. Në Lezhë vijon puna për izolimin e zjarrit në aksin Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura.

    Në Qarkun e Shkodrës, zjarri në Bardhaj–Myselim mbetet aktiv. Në operacion janë përfshirë strukturat vendore, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura, përfshirë dy helikopterë. Aktiv mbetet edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

    Vatra aktive janë raportuar gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe në zona të tjera të vendit.

    Ndërkohë, disa vatra në qarqet Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër vijojnë të jenë nën mbikëqyrje. Në zonën Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata aktualisht është nën kontroll dhe monitorim.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

    Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë.

    Ministria e Mbrojtjes vatra zjarri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    September 6, 2026

    Zjarr i ri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    September 6, 2026

    Zbulohet fragment i “Iliadës” brenda një mumjeje egjiptiane të periudhës romake

    September 6, 2026

    “Hajde nuse, reja jeme”, Bebe Rexha zgjedh këngën e Shyhrete Behlulit për festën e nuses së vëllait

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.