Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa
Rusia po përgatitet të mobilizojë 600 mijë ushtarë shtesë në periudhën 2026-2027, përballë humbjeve në rritje në vijën e frontit dhe rënies së rekrutimeve vullnetare, që kanë detyruar Moskën të kalojë tek rekrutimi i detyruar.
Sipas shërbimit ukrainas të inteligjencës, Kremlini planifikon të thërrasë deri në 300 mijë rezervistë këtë vit dhe 300 mijë të tjerë në 2027-n, me lidershipin rus që e ka marrë tashmë vendimin.
Humbjet ruse në fushën e betejës kanë qenë shumë të mëdha. Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka deklaruar se në total, që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022-shit, Rusia ka kaluar kuotën e 1.4 milionë ushtarëve të vrarë dhe të plagosur.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2026, sipas vlerësimeve të inteligjencës ukrainase, Rusia ka humbur rreth 240 mijë trupa, nga të cilët 140 mijë janë vrarë dhe të tjerët janë plagosur rëndë. Në të njëjtën periudhë, 232 mijë persona nënshkruan kontrata me forcat e armatosura ruse.
Përmasat e rekrutimit janë tkurrur ndjeshëm. Krahasuar me vitin 2025, numri i debitorëve, të burgosurve, emigrantëve dhe kategorive të tjera që ishin rekrutuar vullnetarisht ra me 30 deri në 40 për qind në rajone të shumta të Rusisë.
Në rajonin e Kurganit, objektivat për rekrutimet muajore janë përmbushur në 57 deri në 69 për qind, që nga fillimi i vitit. ndërsa në Volgograd, numri i rekrutëve ka rënë 40 për qind vit pas viti.
Shifrat më të ulëta janë në rajonet Oriol dhe Vladimir, përkatësisht në perëndim të Rusisë dhe në afërsi të Moskës, si në në republikën e Dagestanit.
Gjithashtu, edhe përpjekjet për të rekrutuar studentë në forcat e armatosura kanë dështuar.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme