Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester City-n për transferimin e Rodrit, në një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës.
Sipas raportimit të publikuar nga Fabrizio Romano, klubet kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare gjatë mbrëmjes, pasi Manchester City ka pranuar ofertën e fundit të paraqitur nga Barcelona.
Kështu, mesfushori spanjoll po rikthehet në LaLiga, këtë herë me fanellën e Barcelonës. Rodri pritet të udhëtojë drejt Barcelonës gjatë javës së ardhshme për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë vizitat mjekësore dhe firmosjen e kontratës.
Në qendër të operacionit ka qenë drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, i cili ka punuar intensivisht për të finalizuar marrëveshjen me klubin anglez.
Nëse procedurat e fundit përfundojnë pa probleme, Rodri do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Barcelonës në këtë merkato, duke i dhënë skuadrës katalanase një përforcim të jashtëzakonshëm në mesfushë.
Pas ditësh negociatash dhe diferencash financiare mes dy klubeve, marrëveshja duket se më në fund është arritur. Rodri mund të thuhet se është lojtar i Barcelonës.













