Loading…

‘Zjarri i Lirisë’ ndizet në Gllogjan, mesazh mbështetjeje për ish-krerët e UÇK’së në Hagë

  • 06/09/2026 | 21:35

‘Zjarri i Lirisë’ ndizet në Gllogjan, mesazh mbështetjeje për ish-krerët e UÇK’së në Hagë

Në Gllogjan është zhvilluar sonte ndezja e “Zjarrit të Lirisë”, aktivitet përmes të cilit u përcoll mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë ngjarje morën pjesë veteranë e ish-pjesëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë. Aktiviteti u zhvillua në një prej vendeve më të rëndësishme të historisë së luftës në Kosovë.

Pjesëmarrësit shprehën solidaritetin e tyre me katër ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se lidhja me bashkëluftëtarët që ndodhen në Hagë vazhdon edhe sot.

Ndezja në Gllogjan është pjesë e një aktiviteti që po zhvillohet në zonat ku ka vepruar UÇK-ja. Përmes tij synohet të përcillet mesazhi i përkrahjes për ish-krerët e saj dhe të rikujtohet sakrifica e atyre që kontribuuan në luftën për çlirimin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë