Sporti

Rey Manaj në top formë, ia siguron fitoren Sivassporit

09/06/2026 21:44
nga:L J

Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën e Parë të Turqisë.

Fitoren skuadrës mysafire ia siguroi goli i sulmuesit shqiptar, Rey Manajt.

Manaj shënoi gol për 1:2 në minutën e 61’të.

Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” në këtë sfidë bëri edhe një asist te goli i shënuar nga Fidan.

Për Manaj ky ishte goli i gjashtë në katër xhirot e para, plus një asist.