Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe Sara Brugentelli, 26 vjeç, humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në Manëz, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Vrioni ishte drejtuesi i mjetit tip “BMË” i cili doli nga rruga, përfundoi në kanal dhe më pas u përplas me një strukturë betoni. Vrioni dhe Brugnetelli, shtetase italiane, ishin martuar pak ditë më parë dhe ndodheshin në Shqipëri me pushime.
Mësohet se të rinjtë, përfshirë edhe dytë miturit që ndodheshin në automjet, po ktheheshin nga një klub nate.
Bashkë me çiftin, viktimë mbeti edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Rejsi Vrioni 25 vjeç dhe Klevis Dervishi 16 vjeç mbetën të plagosur. 16-vjeçari raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.













