web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nga Shkodra në Vlorë, 11 vatra ende aktive"/ Ja si paraqitet situata me zjarret

6 Shtator 2026, 21:32, Aktualitet CNA

"Nga Shkodra në Vlorë, 11 vatra ende aktive"/ Ja si

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive, 7 janë nën mbikëqyrje dhe 2 janë fikur.

Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter; si dhe në Kryezi të Kavajës, ku krahas forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor.

Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetje edhe nga dy helikopterë të FA.

Në Qarkun Shkodër, zjarri Bardhaj–Myselim mbetet aktiv, në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarët dhe FA, përfshirë 2 helikopterë. Aktiv mbetet edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. Në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje. /CNA





Lajmet e fundit nga