Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu në zonën e Plazhit në Durrës. I riu ka marrë plagë nga mjete prerëse, kaçavidë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Burime bëjnë me dije se ai është futur në sallën e kirurgjisë, ndërsa për momentin nuk dihet gjendja e tij.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet në vendngjarje, ku po mblidhen prova dhe po merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni për konfliktin. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.













