Aktivisti Andi Tepelena ka kërkuar nga SPAK që të ndërmarrë hapa ndaj personave që ai i cilësoi si “peshqit e mëdhenj”, ndërsa nga protesta para Kryeministrisë kërkoi edhe transparencë për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Tepelena kritikoi Prokurorinë e Posaçme për mungesën e veprimeve, si dhe ka kërkuar që hetimet të mos ndalen te nivelet e ulëta.
“SPAK ku je? Nuk është koha për pushime, është koha të veprosh. Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj. Çfarë po bëhet me dosjen Balluku? Duhet të bëhet publike çfarë fshihet në dosjen Balluku?”, u shpreh ai.
Aktivisti deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk pranojnë negociata me kryeministrin Edi Rama dhe se kërkesa e tyre mbetet dorëheqja e tij dhe krijimi i një qeverie teknike.













