• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ka zhvillime për dosjen ‘Aruba’”, Lala: Një ish-ministre e PS po verifikohet për rolin e saj në ngjarjen e Shpëtim Aliut

by Lajm Lajm
August 18, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Ka zhvillime për dosjen ‘Aruba’”, Lala: Një ish-ministre e PS po verifikohet për rolin e saj në ngjarjen e Shpëtim Aliut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga hetimet lidhur me disa nga dosjeve më të bujshme që po hetohen nga SPAK, duke nisur hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku, afera e AKSHI-t, dhe dosja Aruba.

Duke folur nëNews 24, gazetarja tha se pozita e Ballukut është rënduar për shkak se tashmë është marrë e pandehur për të gjitha lotet e tjera të Unazës së madhe, krahas Tunelit të Llogarasë, ndërsa po dyshohet gjithashtu për korrupsion e pastrim parash.

Në kuadër të hetimeve, janë ushtruar kontrolle në disa vila në jug të vendit si dhe te kompania “Atelier 4”, e cila dyshohet se ka dizenjuar këto vila që mund të jenë pasuri të fshehura të saj.

Po ashtu, ajo bëri me dije se gjykata ka autorizuar kontrolle edhe në 53 telefona të tjerë, krahas të tjerëve që u kontrolluan më herët.

“Është rënduar ndjeshëm pozita e saj në raport me ligjin për shkak se nuk është më e pandehur vetëm për tunelin e Llogarasë, por janë ngritur akuza edhe për lotet e tjera të Unazës së Madhe. Ka pasur kontrolle, disa vila në jug të vendit, kompania që dyshohet se ka bërë dizajnin e brendshëm të këtyre vilave, që sipas prokurorëve ka dyshime se janë pasuri të fshehura të Ballukut. Nëse provohet dhe nëse shkohet drejt një sekuestrimi të mundshëm, kjo e rëndon ndjeshëm pozitën e saj. Po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrollet e reja janë bërë edhe në një arkitekt në Vlorë dhe që duhet parë se çfarë janë të dhënat e reja. Janë  marrë  celularë, janë marrë dëshmitarë. Janë edhe 53 celularë që po kqyren aktualisht nga 80 e ca. Gjykata ka miratuar edhe pjesën tjetër të celularëve për kontroll.”, tha ajo.

Sa i përket dosjes Aruba ajo bëri me dije se priten zhvillime të tjera.

“Mendoj se dhe dosja Aruba do të ketë zhvillime se janë bërë vetëm goditjet e para. Bëhet fjalë për një sërë takimesh jo vetëm në Aruba, por edhe në Majorca e vende të tjera.”, shtoi gazetarja.

Ndërkohë sa i përket hetimeve për organizatën e Shpëtim Aliut, gazetarja tha se po verifikohet roli i një ish ministreje të PS-së në lidhje me disa transferta jashtë vendit.

“Në organizatën e Shpëtim Aliut, edhe aty po vijojnë hetimet për pastrim parash. Në radhët e zyrtarëve të lartë është një ish ministre e PS që po shikohet roli i saj për disa transferta jashtë vendit. Por për sa kohë nuk ka rezultat konkret ende nuk mund të flas me emër.”, shtoi Lala.

Previous Post

Rritje e ndjeshme e rrezatimit UV në Evropë

Next Post

Vrasja në Ksamil/ 12 të arrestuar, mes tyre edhe një polic

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Vrasja në Ksamil/ 12 të arrestuar, mes tyre edhe një polic

Vrasja në Ksamil/ 12 të arrestuar, mes tyre edhe një polic

TË FUNDIT

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

September 6, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

September 6, 2026
Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

September 6, 2026
Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

September 6, 2026
Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

September 6, 2026
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

September 6, 2026
Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

September 6, 2026
Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

September 6, 2026
Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

September 6, 2026
Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL