• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rritje e ndjeshme e rrezatimit UV në Evropë

by Lajm Lajm
August 18, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Rritje e ndjeshme e rrezatimit UV në Evropë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një studimi të ri në disa zona të Evropës rritja e rrezatimit ultravjollcë (UV) gjatë periudhës 2013–2022 ka qenë 10 deri në 20 për qind.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Photochemical & Photobiological Sciences” bazohet në të dhënat e 40 stacioneve të matjes së rrezatimit UV në 19 vende evropiane, të mbledhura për një periudhë dhjetëvjeçare.

Sipas studiuesve rezultatet tregojnë për herë të parë se rritja e rrezatimit UV, e vërejtur më parë në disa vende të veçanta, mund të konstatohet në zona më të gjera të Evropës.

Më pak re, më shumë rrezatim UV

Një nga faktorët kryesorë që lidhet me këtë zhvillim është pakësimi i reve mbi Evropë. Sipas ekspertëve për këtë pakësim kanë ndikuar ndryshimet klimatike.

Kurse ndryshimet në shtresën e ozonit duket se kanë luajtur një rol më të vogël në rritjen e rrezatimit UV të matur në sipërfaqen e Tokës.

Matje e ndryshimeve në shtresën e ozonit
Ndryshimet në shtresën e ozonit kanë luajtur një rol më të vogël në rritjen e rrezatimit UV të matur në sipërfaqen e TokësFotografi: NASA/JPL-Caltech/dpa/picture alliance

Studimi ka kombinuar matjet e drejtpërdrejta nga stacionet tokësore me të dhëna satelitore për rrezatimin në mbarë botën. Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 50 studiues nga institucione të 19 vendeve evropiane.

Rrezik më i madh për lëkurën dhe sytë

Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Rrezatimi (BfS) paralajmëron se rritja e ekspozimit ndaj rrezatimit UV përbën një rrezik në rritje për shëndetin e popullsisë.

Rrezatimi UV konsiderohet shkaku kryesor i kancerit të lëkurës dhe mund të shkaktojë gjithashtu dëmtime të syve.

Fotografi ilustruese: Kontroll për kancerin e lëkurës
Në Gjermani kanceri i lëkurës është ndër llojet më të shpeshta të kanceritFotografi: imageBROKER/picture alliance

Në Gjermani kanceri i lëkurës është ndër llojet më të shpeshta të kancerit. Në Bashkimin Evropian diagnostikohen çdo vit rreth 150 mijë raste të reja melanome.

Ekspertët theksojnë se mbrojtja nga dielli po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, veçanërisht gjatë periudhave me indeks të lartë UV.

Matje afatgjata dhe më shumë gjelbërim

Studimi nënvizon rëndësinë e monitorimit afatgjatë të rrezatimit UV në Evropë. Të dhënat e vazhdueshme ndihmojnë shkencëtarët të identifikojnë dallimet rajonale, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe tendencat që mund të kenë pasoja për shëndetin.

Presidentja e BfS-së, Inge Paulini, thekson se matjet afatgjata dhe të vazhdueshme janë thelbësore për të kuptuar më mirë këto zhvillime dhe për të vlerësuar rreziqet shëndetësore.

Ekspertët kërkojnë gjithashtu masa më të mira mbrojtëse për popullsinë. Investimet në hapësira të gjelbra urbane dhe krijimi i më shumë zonave me hije mund të ndihmojnë si për mbrojtjen e njerëzve nga temperaturat e larta dhe nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit UV.

Studiuesit rekomandojnë që të forcohet monitorimi i rrezatimit UV në mënyrë që ndryshimet afatgjata të mund të dokumentohen dhe të merren masa më efektive për mbrojtjen e shëndetit publik./ DW

Tags: Moti
Previous Post

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

Next Post

“Ka zhvillime për dosjen ‘Aruba’”, Lala: Një ish-ministre e PS po verifikohet për rolin e saj në ngjarjen e Shpëtim Aliut

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

September 6, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

September 6, 2026
Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

September 6, 2026
Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

September 6, 2026
Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

September 6, 2026
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

September 6, 2026
Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

September 6, 2026
Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

September 6, 2026
Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

September 6, 2026
Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL