Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor që ka të bëjë me krimin e rëndë, por ka zgjedhur të mos ketë deklarim para hetuesve.
Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, të cilët po shoqëronin Vatën gjatë veprimeve për t’u arratisur.
Në prani të të përkthyerve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të përhershëm në lokalin “Principotes” dhe se paguanin 29-vjeçarin si bodigard e shoqërues personal.
Ata sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjetin e vetëm për shkak të kësaj shoqërie që kishin krijuar me të.
Hetuesit kanë pyetur gjithashtu miqtë e tyre, të cilët kanë sqaruar dinamikën e ngjarjeve.
Sipas dëshmive të tire sherri dyshohet të ketë nisur fillimisht pas ngacmimit të një vajze brenda ambientit të lokalit.
Në konfliktin e tyre shumë persona që po përlesheshin me njëri-tjetrin, ku ndërhynë edhe ditët e tyre në Amerikë.













