• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryebashkiaku i Maliqit për bashkimin me Korçën, Topçiu: Reforma e qeverisë po sjell pasiguri

by Sport Sport
August 18, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Kryebashkiaku i Maliqit për bashkimin me Korçën, Topçiu: Reforma e qeverisë po sjell pasiguri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka shprehur rezerva për reformën e re administrative dhe bashkimin e propozuar me Bashkinë Korçë.

Topçiu tha se ende nuk janë të qarta pasojat që reforma do të ketë për kompetencat, financat, investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se projektligji nuk i sqaron të gjitha ndryshimet dhe se nevojiten ndërhyrje të tjera ligjore.

Sipas Topçiut, Maliqi ka rreth 31 mijë banorë sipas Censusit të fundit dhe një territor të gjerë, ndaj vendimmarrja kërkon më shumë qartësi.

“Duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve afrohen, sa u zgjidhen më lehtë, sa investime do të marrim më shumë dhe sa do t’u shërbejë qytetarëve”, u shpreh Topçiu, duke njoftuar se do t’i dërgojë Kuvendit një material me qëndrimin e tij për reformën.

Deklarata:

Ende unë jam i paqartë për atë çfarë do të ndodhë në kuptimin çfarë do të ndryshojë në qoftë se do të miratohet kjo reformë e re, cila do të jetë statusi i qyteteve tona, i bashkive tona, i kompetencave, i financave, i investimeve.Problematikat janë të gjera edhe pavarësisht kjo nuk mund të thuhet me një po e me një jo.

E kur unë këtë e kam si merak në vetevete, llogarit si mund ta kenë qytetarët, si mund ta kenë njerëzit e thjeshtë, prapë po i shikojmë. Nga ana tjetër më vjen mirë që edhe opozita është pro apo është kundër bashkimit apo shkrirjes, që do të thotë i jep edhe ajo një plus për punën tonë. Dhe kjo është për t’u për t’u ndjerë mirë që bashkia, institucioni edhe me problematikat, me hallat, me ato çfarë ndodhin në territor, paska punuar mirë.

Megjithatë, vizioni që qeveria, vizioni që parlamenti, vizioni që zotëruesit po shikojmë, ndoshta e shikojnë në një prizëm tjetër që, në fakt, projektvendimi e thotë me nocione, me fjali, por nuk e shtjellon, pasiqë kjo reformë nuk kërkon vetëm një ndryshim ligjor për efekt të asaj çfarë fola me këtë projektligj i cili ka shkuar në parlament, por kërkon ndryshime të tjera ligjore në ligjin e pushtetit vendor, financat vendore, në kompetencat që duhet të kenë qytetet.

Pasi flitet për 15 qytete dhe nuk janë pak, e midis tyre Maliqi edhe Divjaka janë dy qytete goxha me peshë, me popullsi të konsiderueshme, që vetëm me censiusin e fundit Maliqi ka rreth 31 mijë banorë nga 65 mijë e kusur që ka në gjendjen civile.

Që do të thotë që flasim për një komunitet goxha të gjerë, me një bashki me shtrirje goxha të madhe edhe të gjitha këto unë tashmë jam duke i përgatitur për t’i çuar një material Kuvendit të Shqipërisë me të gjitha ato çfarë unë mendoj për këtë reformë administrative. Nuk është kaq e thjeshtë. Mua më kanë pyetur qytetarë të ndryshëm, media të ndryshme, rrjete sociale të ndryshme: Cili është mendimi juaj? Edhe unë e kam thënë, unë e kam shprehur njëherë mendimin tim që në komision, në grupin komisionin parlamentar, i cili në atë moment nuk është se kishte hedhur ide për bashkime, për shkrirje e të tjera e të tjera, por flitej vetëm në parim mbi mbi reformën.

Dhe më kanë pyetur si ke dhe unë patjetër që kam qenë kundra shkrirjes apo bashkimit të bashkisë, se ka dy nocione. Nocioni që materiali i vjen në projektligj nuk është shkrirje, por është bashkim, dhe kanë nxjerrë edhe një nocion tjetër që të jemi të saktë edhe me projektligjin. Projektligji i propozuar pra parashikon që Bashkia Maliq të bashkohet me Bashkinë Korçë, dhe organizimi i brendshëm propozohet të kalojë nga bashki në njësi administrative që jemi sot, në bashki, qytet dhe njësi administrative.

Domethënë projektligji parashikon që qyteti i Maliqit të ketë një organizim siç e ka pasur me njësitë administrative. Nuk do njësitë administrative të Maliqit nuk do të varen nga Korça, por do të varen përsëri nga Maliqi. Nuk do të ketë kryetar bashkie, por do të ketë një zëvendëskryetar funkcional.

Se ndonjëherë flitet sikur ne si të themi pro, thonë e bëjnë për veten e tija si të thuash kundra, qajnë hallin e karriges tyre. Për mua nuk duhet parë bashkia, pozicioni, ky ky organizim si një moment që duhet të qajmë hallin e një kryetari bashkie. Por unë mendoj që duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve venë më afër, sa u zgjidhen më lehtë, sa Maliqi do të ecë jo me këtë ritëm që ka ecur tani po do të ecë më mirë, sa investime do të marrim më shumë, sa do t’u shërbejë qytetarëve. Domethënë koncepti është shumë i gjerë.

 

Previous Post

Vrasja e turistit, shpallet në kërkim pronari i “Principotes” në Ksamil, Bekim Bulica

Next Post

AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps/ Pas fiskalizimit, QKB-ja e dhjetëra sisteme drejt fikjes

Sport Sport

Sport Sport

Next Post
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps/ Pas fiskalizimit, QKB-ja e dhjetëra sisteme drejt fikjes

AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps/ Pas fiskalizimit, QKB-ja e dhjetëra sisteme drejt fikjes

TË FUNDIT

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

September 6, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

September 6, 2026
Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

September 6, 2026
Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

September 6, 2026
Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

September 6, 2026
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

September 6, 2026
Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të rivendosë rregullat e votimit me postë

September 6, 2026
Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

Premtoi punësim në këmbim të 1 mijë e 500 eurove, arrestohet shoferi i zyrtarit qeveritar

September 6, 2026
Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë

September 6, 2026
Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL