Ky është momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari i cili vrau me thikë në Ksamil turistin francez 20-vjeçar.
Forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale e lokalizuan të dyshuarin, i cili ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.
Mjeti drejtohej nga një grua, ndërsa në të ndodhej edhe një shtetas rreth 35 vjeç.
Të tre personat janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.













