Aktivisti Arben Kola komentoi zjarret që kanë prekur vendin prej ditësh, duke thënë se natyra shqiptare është nën sulm ndërsa qeveria ndodhet në gjumë.
Ai ironizoi edhe faktin se Policia e Shtetit përdor makina me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, por nuk i përdor ato për të shuar zjarret.
“Shqiptarët dhe shqiptaria e kanë jetën e lidhur shumë ngushtë me natyrën por këto ditë natyra shqiptare është nën një sulm të paprecedentë. Qeveria dhe policia është në gjumë. Mjafton të shihni zjarrvëniet e qëllimshme në Lurë, Dajt, Mirditë e jug të Shqipërisë. Dronët e policisë nuk punojnë.
A keni parë për të fikur zjarre? Ato makinat që hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë, mund të hedhin edhe ujë ndaj zjarreve dhe nuk përdoren”, tha ai.













