Lajme

Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës

09/01/2026 16:41
nga:Genita C

Ish-presidentja dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se kandidatura e Bekim Sejdiut i shërben demokracisë dhe interesit të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se LDK-ja ka vendosur interesin e vendit mbi atë partiak.

“Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës jo vetëm që plotëson të gjitha kriteret për të cilat ne i kemi vendosur unanimisht në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, jo vetëm që respekton vendimin e fundit të kuvendit të LDK-së, por në të njëjtën kohë i jep Kosovës një mundësi për punë të rëndësishme të mbrojtjes së demokracisë. Ne kemi bërë një kompromis duke vendosur gjithmonë interesin e Kosovës para çdo interesi individual apo partiak”, tha Osmani.