Ngjarjet e ditës: 02 shtator 2026
07:30
PDK mban aktivitet para objektit të Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, Prishtinë)
09:00
Shpallja e aktgjykimit ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)
10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 301-të. (Salla e takimeve, në katin VI të objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:30
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mban ceremoninë e përurimit të implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në dy ndërtesat publike në Komunën e Vitisë, SHFMU “28 Nëntori” dhe Qendra për Punë Sociale. (Viti)
11:00
Instituti për Aksion Afirmativ mban aksion rreth vdekjeve të vazhdueshme të punëtorëve. (Pranë zyreve të Inspektoratit Qendror të Punës , Rr. Qamil Hoxha, Prishtinë)
13:00
Prezantohet raporti i monitorimit “Çrregullimet e informacionit në Kosovë, janar- qershor”, organizuar nga Demokracy Technology mbështetur nga UNMIK. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)


