Lajme

Gazi lotsjellës: Shpallet aktgjykimi ndaj Xhelal Sveçlës

09/02/2026 07:11
nga:G B

Këtë të mërkurë, do të shpallet aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në Pallatin e Drejtësisë, me fillim nga ora 09:00.

Në seancën e kaluar, gjatë deklarimit në gjykatë, Sveçla tha se veprimi i tyre ka qenë politik dhe se nuk e ndien veten fajtor.

“Nuk e ndiej veten fajtor… akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen e 8200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar ai.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur ta ndajë procedurën penale ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë në këtë rast.