Sporti

Zyrtare: Dani Ceballos kthehet te Betis

09/01/2026 20:07
nga:L J

Dani Ceballos po kthehet te Betis.

Mesfushori spanjoll është një lojtar i lirë pas largimit nga Real Madridi dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij te klubi nga Sevilla, me marrëveshjen e arritur tashmë.

Kontrata midis lojtarit dhe Betis do të jetë për tre sezone – deri në qershor 2029.

Në këtë mënyrë, Ceballos kthehet në klubin ku bëri hapat e tij të parë të mëdhenj në futbollin profesional përpara se të transferohej te Real Madrid.

/GazetaBlic Sport