Lajme

Haakon VIII betohet si mbret i Norvegjisë pas vdekjes së babait të tij

09/01/2026 17:54
nga:Y I

Haakon VIII është betuar të martën para parlamentit norvegjez, duke marrë zyrtarisht detyrën e mbretit të Norvegjisë.

Gjatë ceremonisë në parlamentin norvegjez, Storting, Haakon u zotua se do ta qeverisë vendin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Norvegjisë.

“Premtoj dhe betohem se do ta qeveris Mbretërinë e Norvegjisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj”, deklaroi ai.

Haakon, 53 vjeç, u bë mbret pas vdekjes së babait të tij, Harald V, më 28 gusht, në moshën 89-vjeçare. Ai ka zgjedhur edhe moton mbretërore “Gjithçka për Norvegjinë”, e njëjtë me atë të stërgjyshit të tij, Haakon VII.

Në Norvegji nuk zhvillohet kurorëzim formal, pasi kjo traditë u shfuqizua në vitin 1908, megjithatë, mbreti i ri mund të zhvillojë më vonë një ceremoni shugurimi në Katedralen Nidaros në Trondheim.