Flash News

E-TJERA

Mediu zbulon detaje nga vizita e Berishës në SHBA: Do të jemi në pjesën VIP të konventës republikane

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë të ditur se vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shoqërohet me pjesëmarrje në konventën e Partisë Republikane në Dallas dhe takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Gjatë një lidhjeje live në A2 CNN, Mediu tha se Berisha, së bashku me të dhe dy përfaqësues të tjerë shqiptarë, është ftuar zyrtarisht në aktivitetin republikan. 

Mediu tha se do të marrin pjesë në pjesën VIP të konventës, ku pritet të jenë figura të rëndësishme të politikës amerikane.

“Unë dhe zoti Berisha, bashkë me dy përfaqësues të tjerë që jemi anëtarë të ekzekutivit të IDU-së, kemi qenë të ftuar zyrtarisht në konventën republikane që do të zhvillohet në Dallas.

Do të jemi në pjesën VIP të konventës. Do të jemi atje ku është pjesa e rëndësishme e konventës, me përfaqësuesit më të lartë. Takimet do të jenë me përfaqësues të Kongresit, të Senatit apo edhe të Partisë Republikane amerikane”, tha Mediu.

Të fundit