Lajme

Pacolli për gjashtë deputetët që kundërshtojnë Sejdiun: Këta janë LDK-ja e vërtetë

09/01/2026 18:49
nga:Genita C

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda partisë lidhur me kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Pacolli ka mbështetur publikisht gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidaturën e Sejdiut.

“Këta janë LDK-ja e vërtetë, që nuk bien pre e kurthit të Kurtit. Gjithmonë krenar me ju!”, ka shkruar Pacolli.