Sporti

Zyrtare: Bayern Munich huazon Arijon Ibrahimovic te Augsburgu

09/01/2026 17:56
nga:L J

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Arijon Ibrahimovic i është bashkuar rivalëve të Bundesligës, Augsburg, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sulmuesi 20-vjeçar do të transferohet në Augsburg në kërkim të një paraqitjeje të rregullt në ekipin e parë dhe mundësinë për të vazhduar zhvillimin e tij.

“Ne ramë dakord që një sezon tjetër në formë huazimi do të ishte më i miri për zhvillimin e tij”, tha drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund.

“Ai është një lojtar i ri me potencial të madh dhe ka nevojë për kohë të rregullt loje në këtë fazë. Ai do ta ketë këtë në Augsburg dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim nga afër.”

Ibrahimovic ka kaluar tashmë kohë në formë huazimi te Frosinone dhe Lazio në vitet e fundit. Kohët e fundit, ai luajti për Heidenheim, duke bërë 34 paraqitje në të gjitha garat dhe duke regjistruar dy gola dhe pesë asiste.

/GazetaBlic Sport