Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se votën e saj nuk e ka deleguar tek askush, duke e arsyetuar kundërshtimin e kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.
Në një postim në Facebook, Bajrami tha se për të është e papranueshme që, në emër të zgjidhjes së krizës, të bëhen pjesë e një marrëveshjeje që i zgjat pushtetin Albin Kurtit.
“Jam kundër zgjedhjeve të reja, por shmangia e tyre nuk mund të jetë arsye që deputetët të votojnë një marrëveshje që u prezantohet si fakt i kryer.
Emrat e diskutuar për President të Republikës nuk janë konsultuar paraprakisht me deputetët e LDK-së. Nëse nevojiten votat tona, konsultimi është dashur të bëhet para marrëveshjes, jo pasi ajo është arritur dhe është bërë publike” ka shkruar ajo.


