Një 71-vjeçar nga Kondova është plagosur nga një plumb qorr pranë një qendre tregtare në Saraj.

Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, teksa H.R. po shkonte drejt automjetit të tij të parkuar. Ai është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me plagë nga arma e zjarrit.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me prokurorinë, po heton për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur personin që ka shtënë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume