Një incident është raportuar në një qendër tregtare në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me komandantin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetin, transmeton Gazeta Metro.
Sipas informacioneve fillestare të Klan Kosovës, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për parkingun dhe më pas ka kaluar në konfrontim fizik.
Raportohet gjithashtu se personat e përfshirë mund të jenë djem të një zyrtari policor, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar fillimisht zyrtarë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas rastin e ka marrë në trajtim edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetimet për rastin janë duke vazhduar./gazetametro.net