Saliou Guindo
Nuk mund të kishte debutim më të mirë për Saliou Guindon, i cili ka gjetur dy golat e tij të parë me ekipin e ri në Vietman. Sulmuesi nga Mali ishte protagonist absolut në fitoren 3-2 të Thanh Hoa përballë Da Nang.
Ish-i i Dinamos shënoi fillimisht në minutën e 71-të për t’i rikthyer të tijëve avantazhin, ndërsa në të 83-të ekzekton saktë goditjen nga pika e bardhë.
Kujtojmë se Guindo u transferua këtë verë te ekipi vietnamez, pasi mbylli aventurën me “blutë” kryeqytetas në Superiore në sezonin që lamë pas.
Poll






