Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri në vend, 11 mbeten aktive

Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri në vend, 11 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri në territorin e vendit. Prej tyre, 11 mbeten aktive, 7 janë nën mbikëqyrje dhe 2 janë fikur plotësisht.

Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e zjarreve janë angazhuar strukturat vendore të mbrojtjes civile, bashkë me Forcat e Armatosura, që kanë vënë në dispozicion kapacitete tokësore dhe ajrore.

Ministria e Mbrojtjes shpjegon se vëmendja kryesore mbetet e përqendruar te Mali i Dajtit, ku zjarri është ende aktiv. Ndërhyrja atje mbështetet nga Forcat e Armatosura me efektivë, mjete tokësore dhe helikopter.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Kryezi të Kavajës, ku krahas forcave zjarrfikëse është angazhuar një avion Air Tractor.


Zjarre aktive vazhdojnë të jenë prezentë edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit. Në Lezhë, puna për shuarjen vijon në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura.

Në Qarkun e Shkodrës, zjarri në Bardhaj–Myselim mbetet aktiv.

Në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura, përfshirë dy helikopterë. Aktiv është edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Vatra të tjera aktive raportohen në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe në disa zona të tjera. Ndërkohë, disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë vendosur nën mbikëqyrje.

Në zonën Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit situata është gjithashtu nën kontroll dhe mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë situatën në kohë reale në të gjithë territorin, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë kudo që situata e kërkon, me prioritet absolut mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre.

/rtsh.al/

Të ngjashme
Zjarr në afërsi të Malishevës, zjarrfikësit në terren

Zjarr në afërsi të Malishevës, zjarrfikësit në terren

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë nëpër autoudhë

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë nëpër autoudhë

Judah: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor nuk e dinë se çfarë problemi i madh është Franca për anëtarësimin e tyre në BE

Judah: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor nuk e dinë se çfarë problemi i madh është Franca për anëtarësimin e tyre në BE

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Hoxha: Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm

Hoxha: Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm

Aksion i madh antidrogë në Sarandë, arrestohen 20 persona

Aksion i madh antidrogë në Sarandë, arrestohen 20 persona

Raphinha e barazon rekordin e Messit, me golin ndaj Valencias

Raphinha e barazon rekordin e Messit, me golin ndaj Valencias

E djathta ekstreme gjermane drejt një fitoreje të madhe në shtetin lindor - sondazhet e daljes

E djathta ekstreme gjermane drejt një fitoreje të madhe në shtetin lindor - sondazhet e daljes

“Liri për Çlirimtarët”: Në ekranin e famshëm të New Yorkut, diaspora do të shfaqë përkrahjen për katërshen e UÇK-së

“Liri për Çlirimtarët”: Në ekranin e famshëm të New Yorkut, diaspora do të shfaqë përkrahjen për katërshen e UÇK-së

Nis ceremonia për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës

Nis ceremonia për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Mbijetoi 10 ditë nën rrënoja, gruaja nxirret e gjallë në Nepal

Mbijetoi 10 ditë nën rrënoja, gruaja nxirret e gjallë në Nepal

0:000:00