Flash

Albin Kurti: Me Edi Ramën na ndan qëndrimi ndaj Beogradit zyrtar

Lapsi.al 1 June 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me homologun e Shqipërisë Edi Rama i ka të mira, por shtoi se nuk pajtohen për të gjitha çështjet, sidomos për qëndrimin ndaj Beogradit zyrtar.

Për mediat në Kosovë, Kurti u pyet nëse ndihet përgjegjës për raportin mes dy vendeve shqiptare. Kurti tha se nuk beson që të ketë gabuar, duke marrë parasysh se qëllimet e tij kanë qenë të mira.

Ai u ndal më pas te mbledhjet e përbashkëta mes qeverive, duke kujtuar se ajo e parashikuar në vitin 2023 u anulua nga Tirana zyrtare.

“Në dy mbledhjet e qeverisë që kemi pasur, 58 marrëveshje janë nënshkruar. Disa janë zbatuar, disa janë në zbatim e sipër. Disa më shpejt e disa më ngadalë. I diskutuam edhe me ministrin Ferit Hoxha se si të ecim më shpejt. Është dashur të ketë mbledhje të përbashkëta të qeverive.

Kemi bërë dy herë mbledhje midis dy Kuvendeve por mbledhjen midis dy qeverive nuk e kam anuluar unë. Ajo u anulua nga Tirana zyrtare në verën e vitit 2023. Sa më herët ti fillojmë mbledhjet aq më mirë. Por nuk janë mbledhjet kryesore, por takimet midis ministrave.

Përgjegjësi? Nuk besoj që kam gabuar, ndërkohë që kam qëllim të mirë. Nuk mund të kem përgjegjësi unë. Marrëdhëniet me Ramën i kemi të mira, por kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti.

Të këshilluara

Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama

Kryeministri e justifikoi rrethimin e pronës private me lejen e infrastrukturës të lëshuar per te kryer studimin mjedisor. Por vallë për këtë qëllim u angazhuan nje kompani sigurie "e neveritshme" badigardë të dhunshëm dhe tela me gjemba? Per kaq gënjeupolicia e shtetit?

12:01

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI