Flash

Niall Horan thyen heshtjen për Liam Payne: E pabesueshme

Lapsi.al 1 June 2026

Niall Horan ka rrëfyer se ende e ka të vështirë ta besojë vdekjen e mikut dhe ish-shokut të grupit Liam Payne, i cili humbi jetën në tetor të vitit 2024 në moshën 31-vjeçare.

Në një intervistë për The Times UK, Horan tregoi se kishte kaluar kohë me Payne vetëm pak javë para vdekjes së tij dhe se është mirënjohës që kujtimi i fundit që ka me të është një moment i lumtur.

"Jam i lumtur për këtë, sepse do të thotë që kujtimi im i fundit me të ishte i bukur. Ende më duket surreale. Ditën e parë mendoja: ‘Jo, kjo nuk ka ndodhur’. Miqësia jonë ishte një lidhje që do të ekzistonte përgjithmonë, edhe kur nuk takoheshim për një kohë të gjatë. Është e pabesueshme që një ditë, sa hap e mbyll sytë, ai nuk është më”, tha Horan.

Ai zbuloi se pas ndarjes nga jeta të Payne, familjet e tyre kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës, ndërsa përballen me dhimbjen e humbjes.

“Kur mendoj për Liamin, ndiej trishtim, por gjithashtu buzëqesh për kujtimet që kemi krijuar bashkë. Shkoj në vende të ndryshme dhe më kujtohen momente qesharake në hotele apo situata të rastësishme që më bëjnë të qesh”, u shpreh ai.

Më 22 maj, artisti publikoi këngën e tij më të re, “End of an Era”, e cila është frymëzuar nga humbja e Payne. Në tekst, ai këndon për kujtimet e tyre të përbashkëta dhe pamundësinë për t’i thënë lamtumirë mikut të tij.

Në një intervistë të mëparshme për GQ Hype, Horan e përshkroi këngën si një “ninullë” të lindur nga pikëllimi për humbjen e mikut të tij. Ai tregoi se pas funeralit të Payne u tërhoq për një periudhë nga jeta publike për të përjetuar në privat dhimbjen e humbjes.

Këngëtari kujtoi gjithashtu takimin e fundit me Payne në Buenos Aires, vetëm pak ditë para vdekjes së tij.

“Ishte fantastike. Dukej në formë të mirë dhe kaluam një kohë të bukur duke kujtuar momentet tona”, tha ai.

Horan rrëfeu se lajmin tragjik e mori ndërsa po shikonte televizor në shtëpi.

“Mora një mesazh dhe mendova: ‘Çfarë?’ Nuk më dukej reale. Kur dikush është kaq i ri, nuk pret të dëgjosh se ka ndërruar jetë, sidomos kur sapo e ke takuar. Kalova nga shoku te trishtimi dhe më pas te zemërimi”, përfundoi artisti.

Albumi i ri i Niall Horan, “Dinner Party”, pritet të publikohet gjatë muajit qershor.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI