Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Rama reagon për protestën në Tiranë: Gënjehen nga disa pseudo-muslimanë!

Lapsi.al 1 June 2026

Kryeministri Edi Rama reagoi nga Berati për protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, duke hedhur poshtë pretendimet se investimi rrezikon mjedisin dhe biodiversitetin e zonës.

Duke komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë nga aktivistë dhe qytetarë që kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz, Rama këmbënguli se Zvërneci vijon të jetë zonë e mbrojtur dhe se statusi i tij nuk ka ndryshuar.

“Ka një protestë në Tiranë, protestë për të mbrojtur natyrën, po kush e ka kërcënuar natyrën? Kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin. Protestohet se është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci, po kush e ka hequr dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone. Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, peizazh i mbrojtur, kështu është dhe sot, kështu do jetë dhe nesër. Protestohet për çfarë?”, tha Rama.

 

Kryeministri akuzoi kundërshtarët e projektit se po përhapin informacione të rreme dhe mohoi pretendimet se territori i është shitur investitorëve izraelitë. Sipas tij, investimi do të realizohet nga dy vëllezër nga Katari dhe vlera e tij arrin në rreth 4 miliardë euro.

“Normalisht kush proteston duhet të thotë unë protestoj për këtë projekt? Por nuk kanë se si ta nxjerrin sepse projekti akoma nuk ka përfunduar. Është një projekt që punohet prej vitesh, në emër të interesit të shqiptarëve kemi mbajtur një qëndrim kërkues… Bie pre e ca pseudo-myslimanëve që përhapin një legjendë që Zvërneci i është shitur Izraelit”, shtoi Rama.

Duke mbrojtur investimin, kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka hyrë në fazën e turizmit elitar dhe se projekte të kësaj përmase sjellin përfitime të gjera ekonomike për zonën dhe vendin.

“Kush mendon se turizmi cilësor, është një turizëm që iu vlen vetëm atyre që vijnë, mendon gabim, sepse ata kur vijnë duan të ushqehen me çfarë prodhon vendi ku shkojnë, investime si ky i Zvërnecit janë investime që do t’i donte çdo vend dhe janë investime që jo çdo vend ka dëshirë t’i shohë që t’i bëjë Shqipëria. Janë investime që mobilizojnë të gjithë çfarë ka rreth e rrotull. Mobilizojnë bujqit, blegtorët, mobilizojnë sistemin e transportit. Pa nisur investimi, ka rritur 4 fish vlerën e pronës”, deklaroi ai.

Ndërkohë në Tiranë me mijëra qytetarë mbushën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" duke kërkuar dorëheqjen e Ramës për projektin në Zvërnec.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI