Flash

Protestuesit para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg

Lapsi.al 1 June 2026

Dhjetëra qytetarë iu bashkuan këtë të hënë një proteste në Tiranë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, në Vlorë. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit zhvilluan një aksion simbolik pranë Ministrisë së Brendshme, duke vendosur tela me gjemba për të kundërshtuar rrethimin e një pjese të zonës së Zvërnecit gjatë ditëve të fundit. Protestuesit iu referuan edhe incidenteve të raportuara mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të sigurisë private të kompanisë që pritet të realizojë investimin.

Përgjatë gjithë marshimit dhe gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, dëgjoheshin thirrje kundër klasës politike. Një nga sloganet më të përsëritura ishte “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës.

Në protestë morën pjesë kryesisht të rinj, të cilët kërkuan më shumë transparencë për projektin në Zvërnec dhe shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike në vend.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI