Flash

Rama përbetohet sërish: S’ju kam tradhtuar dhe s’ju tradhtoj kurrë!

Lapsi.al 1 June 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Berat, u ndal te kritikat dhe akuzat që, sipas tij, janë drejtuar ndaj tij dhe përfaqësuesve të kësaj force politike ndër vite.

Ai theksoi se sa më i lartë niveli i përfaqësimit, aq më të ashpra janë akuzat dhe shpifjet, të cilat sipas tij nuk kanë kursyer as familjet e tyre. Rama shtoi se është mësuar me kritikat personale, por jo kur ato prekin familjen.

Në përfundim, Rama deklaroi se nuk i ka tradhtuar dhe nuk do t’i tradhtojë kurrë interesat e qytetarëve.

“Asnjë forcë politike në gjithë Evropën pas komunizmit nuk ka përjetuar te personat, të lëkurës së personave që e kanë përfaqësuar në nivelin vendor apo qendror, më shumë shijen e baltës sesa kjo forca jonë politike, sesa njerëzit përfaqësues të kësaj force politike.

Sa më i lartë niveli i përfaqësimit, aq më e hidhur shija e baltës së akuzave, baltës së shpifjeve, me libër shtëpie. Nuk kanë baltosur vetëm ne, por kanë baltosur njerëzit tanë, kanë baltosur familjet tona. Sa më lart të jesh në këtë piramidë, aq më shumë baltë do marrësh. Por unë e kam duruar baltën, jam mësuar me shijen e saj mbi veten time, s’më bën përshtypje. Nuk jam mësuar me shijen e saj kur balta bie mbi familjen time, mbi gruan, mbi fëmijët, mbi kockat e prindërve të mi.

Por ama, gjithmonë e konsideroj si pjesë të pashmangshme, të pandryshueshme, sepse nuk kemi gjë në dorë ne, sepse balta vjen nga ata që deri dje i kishim përballë, sot s’i kemi as përballë, por i kemi shumë mbrapa.

Në këto dy-tre ditë kam kuptuar që baltën, akuzat dhe shpifjet e atyre që më kanë votuar, është shumë e vështirë që t’i përballësh. Është shumë e vështirë t’i përballosh, sepse përtej gjithë fjalëve, pretendimeve dhe hamendësimeve lidhur me mua, unë një gjë jam i sigurt, si Mangalemi që është mbrapa meje, që qysh në ditën që më keni çuar në atë zyrë, unë s’ju kam tradhtuar dhe nuk ju tradhtoj kurrë.”, theksoi Rama.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI