75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 06 Shtator 2026 / AR

Pamje ekskluzive, martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së vallëzon me çiftin

Sonte është një natë e veçantë për familjen Hamza, pasi Doruntina Hamza, vajza e Bedri Hamzës, i ka dhënë fund beqarisë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga dasma e cila po shoqërohet me atmosferë festive. Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe babai i saj, Bedri Hamza, i cili është parë duke vallëzuar krah çiftit.

Mbrëmja po shoqërohet me muzikë dhe këngë, ndërsa atmosferën po e ndez këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi.

Indeksonline ju sjell momentin nga festa e veçantë familjare, ku të pranishmit po festojnë krah çiftit të sapomartuar./Indeksonline/