Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore historike në zgjedhjet rajonale në landin Saksoni-Anhalt, duke u renditur e para me rreth 44%.
Edhe pse fitorja është e thellë, AfD duket se humbet për pak vende shumicën absolute. Në përqindje, AfD është në rreth 44% dhe CDU në vetëm 17.8%, duke humbur gjysmën e forcës krahasuar me 2021 - niveli më i ulët historik për Kristian-Demokratët në këtë shtet.
Bashkëkryetarja e AfD në nivel federal, Alice Weidel, në një prononcim për mediat vendase foli për një "humbje historike" të CDU-së dhe i zgjati dorën e bashkëpunimit nëse partia e saj nuk arrin dot e vetme shumicën.
Donald Trump ka reaguar në platformën Truth Social ku ndau grafikun e fitores së AfD-së. Ky është parë si një "urim" i heshtur për suksesin e ekstremit të djathtë në Gjermani.
Sipas projeksioneve të para dhe grafikut që ka shpërndarë edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, në platformën e tij Truth Social pa asnjë koment, AfD kryeson me 44.4%, plot 23.6 pikë më shumë se në vitin 2021, ndërsa CDU-ja është shembur në 18.2%, me 18.9 pikë më pak.
