Flash

Pas protestave në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Lapsi.al 1 June 2026

Teli me gjemba i cili ndodhej në rrethimin e kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr ditën e djeshme. Rrethimi me gjemba u hoq nga vetë investitorët e projektit në Zvërnec. Ngjarja vjen një ditë pas incidentit mes përfaqësuesve të policisë private dhe banorëve të zonës.

Kujtojmë se pas incidentit, kompania që ka marrë projektin në Zvërnec njoftoi ndërprerjen e kontratës me policinë private. Në deklaratën e saj, thuhet se kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka ndërprerë marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë, si dhe u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë ngjarjen. Sakaq policia njoftoi më herët se ka arrestuar rojen private që u përplas me protestuesin në Zvërnec.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI