Flash

Juljan Shehu sfidon Hasën për një vend në formacion: "Do të luajë ai që e meriton!"

Julian Shehu, protagonist i një sezoni shumë të mirë me Kombëtaren dhe me Widzew Lodz, është gati të tregojë veten edhe me teknikun e ri Rolando Maran.

Lapsi.al 1 June 2026

“Mendoj se çdo trajner ka idetë e veta përsa i përket pozicionimit të lojtarëve në fushë, nuk e di nëse do të jem më përpara apo në të njëjtin pozicion, e rëndësishme është që sa herë të jem në fushë me Kombëtaren të jap maksimumin dhe më të mirën për ekipin". Julian Shehu, protagonist i një sezoni shumë të mirë me Kombëtaren dhe me Widzew Lodz, është gati të tregojë veten edhe me teknikun e ri Rolando Maran. Mesfushori tani do të ketë një rivalitet të fortë, duke qenë se edhe Luis Hasa i është shtuar organikës kuqezi, por kjo nuk e shqetëson. 

Madje, Shehu e ka bërë të qartë se është gati të sfidojë këdo për vendin në formacion: "Çdo lojtar që vjen në ekipin Kombëtar e meriton të jetë përderisa është këtu, çdo pozicion dhe çdo vend është i hapur për gjithsecilin dhe do të luajë ai që meriton të luajë”, tha Shehu në konferencën e zakonshme për shtyp.

Duke u ndalur pastaj te Maran, mesfushori kuqezi ka pranuar se pret ndryshime, duke u vënë në dispozicion të teknikut italian: "Çdo trajner dëshiron ta krijojë ekipin në bazë të ideve që ka, mund të ketë ndryshime dhe është normale që të ketë përderisa trajneri është i ri. Shpresoj që këto dy ndeshje të jenë shumë të rëndësishme për ne, përsa i përket vazhdimësisë që do kemi në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator, do të bëjmë maksimumin dhe të ndërtojmë identitetin tonë me trajnerin e ri".

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI