Flash

Protestës për Zvërnecin i shpiket një tubim alternativ

PD dhe Berisha i bashkohen nje proteste tjeter, anashkalojne Zvernecin

Lapsi.al 1 June 2026

Këtë të hënë në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej, banorët e zonës së nartës, aktivistët ambjentalisët dhe Lëvizja Bashkë kanë thirrur një protestë duke u nisur nga ngjarja në Zvërnec. E emërtuar “Shqipëria nuk është në shitje”,ajo synon kundërshtimin e projekteve të mëdha të zhvillimit dhe mbrojtjen e territorit. Mes organizatorëve qarkullojnë ide të shumta si heqja e rrethimit në Zvërnec, ndalimi i punimeve ne Rioll, Kakome dhe Ksamil, shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike etj. Por, këtij organizimi që u pa se e ka shqetësuar shumë Edi Ramës dhe është përcjellë me heshtje nga opozita, i është mbivendosur një tubim alternativ. Ai ka si temë shqetësimin kundër financimit të terapive hormonale transgjinore në sistemin publik shëndetësor.

Këtij tubimi alternativ i është bashkëngjitur edhe PD-ja e cila në mënyrë të habitshme ka anulluar sot foltoren e zakonshme të të hënës, para kryeministërisë. kreu i kësaj partie Berisha tha se PD do dalë në mbështetje të Koalicionit të Fëmijëve, të cilët protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të terapinë hormonalë për transgjinorët, pasi më parë ishte shprehur se është pro investimeve të huaja në vend duke u renditur hapur me interesat e familjes Trump në Zvernec.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI